Ahmadinexhad skandal ne OKB

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka shkaktuar sërish skandal gjatë paraqitjes së tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me sulme anti-izraelite dhe anti-amerikane. Pak kohe pas 10 vjetorit te sulmeve te 11 shtatorit 2001 ne Amerike, lideri iranian i vijes se ashper vuri në dyshim sfondin e atentateve, ceper e ekstremistëve te Al Kaedes dhe i quajti ato disi te cuditshme.
"Nuk e di, valle kush e perdori incidentin misterioz te 11 shtatorit si pretekst per te sulmuar Afganistanin dhe Irakun, duke vrare, plagosur e shperngulur mijera vete ne te dy keto vende, me qellimin e qarte te vinte Lindjen e Mesme nen dominim e vet, e bashke me te, edhe burimet e medha te rajonit me nafte", tha Ahmadinexhad.
Ne momentin kur Ahmadinexhad i cilesoi Shtetet e Bashkuara "nje fuqi arrogante" qe kercenon kedo ve ne dyshim holokaustin dhe sulmet e 11 shtatorit, delegacioni amerikan u ngrit e doli nga salla ne shenje proteste, i pasuar shume shpejt edhe nga delegacione te vendeve te tjera perendimore.
Ahmadinexhad nuk u frenua nga komentet, perkundrazi i vazhdoi ato, duke fajesuar Ameriken per vrasjen e Osama Bin Ladenit, ne nje kohe kur sic deklaroi ai, lideri i Al Kaedes duhet te ishte nxjerre para gjyqit duke qene se prej tij mund te perftoheshin informacione te vyera mbi veprimtarine e grupeve terroriste. Ceshtjes se shtetit palestinez, lideri iranian iu referua shume pak dhe nuk komentoi mbi planet e saj per shtetesi, ashtu sic preteferoi te kalonte ne heshtje edhe subjektin e kryengritjeve pro-demokracise ne boten arabe.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rama: Pakt për Shqipërinë si gjithë Europa
Ja 10 pikat e propozuara
Wollfarth: Bashkëpunim mes palëve
Shpërthim në Athinë, plagoset shqiptarja
SHBA apel për qetësi në veri
Tre skenaret e borxhit