E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga takon Obamen


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takohet me kreun e SHBA-ve, Barak Obama.Takimi i Jahjagës me Obamën u bë në gjatë pritjes vjetore për liderët botërorë, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, ku ishin të pranishëm presidentë, kryeministra e ministra të Jashtëm të vendeve nga e gjithë bota.

Gjithashtu, presidentja mori pjesë në pritjen e organizuar nga ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton, në kuadër të aktiviteteve të “Clinton Global Initiative”, bën të ditur Kosovapress. Ajo pati një takim të veçantë me ish-presidentin Klinton, me të cilin diskutoi një varg çështjesh me interes.

Jahjaga po ashtu u takua edhe me ish-të dërguarin e SHBA-ve në bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadorin Frank Visner, me të cilin diskutoi për njohjen e shtetësisë së Kosovës dhe rrjedhën e reformave të brendshme - të nevojshme për arritjen e synimeve strategjike të Kosoves.

Në kuadër të kësaj bisede, presidentja Jahjaga e njoftoi ambasadorin Visner për idenë e krijimit të iniciativës “Miqtë e Kosovës” dhe e ftoi atë të jetë pjesë e rrjetit që ka për qëllim shtrirjen e përpjekjeve diplomatike në vendet me të cilat Kosova nuk ka ende marrëdhënie zyrtare.

Visner premtoi përkrahjen e tij të vazhdueshme për procesin e njohjeve dhe të integrimeve në strukturat euroatlantike dhe tha se ndjehet i nderuar për ftesën e presidentes Jahjaga që të vazhdojë të japë kontributin e tij për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe promovimin e saj në kuadër të iniciativës.

Jahjaga e Thaci takime në New York

Delegacioni kosovar në Nju Jork ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë dhe ish-presonalitete të tjera, të njohur për kontributin e tyre për Kosovën.

Kështu, presidentja Atifete Jahjaga, pas takimit me sekretaren aktuale të Shtetit Hillary Clinton, është takuar me ushtruesen e dikurshme të kësaj detyre, Madeleine Albright.

Sipas mediave kosovare, gjatë takimit Jahjaga ka informuar zonjën Albright me punën e bërë nga shteti i Kosovës në këto vite pavarësi, si dhe me synimet e tij për përfshirjen në Partneritetin e Paqes dhe më pas integrimin në NATO e BE.

“Kosova ka nevojë të vendosë marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe NATO-n, si mënyra më e mirë për ndërmarrjen e reformave dhe konsolidimin e demokracisë”, ka thënë Jahjaga.

Nga ana e saj, Albright ka vlerësuar lidershipin e zonjës Jahjaga, si dhe ka shprehur përkrahjen e saj për rrugën e Kosovës në integrimet evropiane.

“Vendet e Ballkanit perëndimor janë e vetmja pjesë që mungojnë për të përmbushur vizionin për një Evropë të bashkuar dhe të lirë”, është shprehur Albright.

Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaci është takuar me ish-negociatorin amerikan në cështjen e statusit, Frank Wisner, si dhe ish-gjeneralin amerikan të NATO-s, Wesley Clark.

“Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe në këtë sukses SHBA kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një rol thelbësor”, u tha Thaci dy bashkëbiseduesve.

Ndërsa zoti Wisner dhe gjenerali Clark, nga ana e tyre, vlerësuan ecurinë e Kosovës në këto vite pavarësi dhe rikonfirmuan mbështetjen e mëtejshme të Shteteve të Bashkuara.

 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova SHBA apel për qetësi në veri
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për qetësi në veri të Kosovës. Departementi i Shtetit ka shpërndarë të enjten për mediat qëndrimin e qeverisë amerikane të paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku përshëndetet vendosja e doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri. Serbët vendosin barrikadat
Qindra serbë të tubuar afër pikës kufitare në Jarinje kanë këputur me buldozer telat me gjemba të KFOR-it që ishin të vendosura në rrugën alternative afër Jarinjës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it. Serbia bllokon mallrat e Kosovës
Që prej 6 ditësh, ndonëse Serbia ka pranuar vulat doganore të Kosovës, bizneset kosovare nuk po eksportojnë dot prodhimet e tyre në Serbi, meqë kjo e fundit nuk e lejon një gjë të tillë. Prishtinë, Limaj në arrest shtëpie
Gjykata e qarkut në Prishtinë ka dhënë masën 30 ditë arrest shtëpie për deputetin e PDK-së, Fatmir Limaj. Nju Jork, Jahjaga e Thaci vijojnë takimet
Delegacioni kosovar në Nju Jork ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë dhe ish-presonalitete të tjera, të njohur për kontributin e tyre për Kosovën.

Lajmet kryesore

Rama: Pakt për Shqipërinë si gjithë Europa
Ja 10 pikat e propozuara
Wollfarth: Bashkëpunim mes palëve
Shpërthim në Athinë, plagoset shqiptarja
SHBA apel për qetësi në veri
Tre skenaret e borxhit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›