E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalohet shpejtesia e drites


Rezultatet e eksperimenteve në Cern të Zvicrës, shtëpi e Large Hadron Collider, i kane corientuar fizikantet qe kane vënë re se thërrmijat e vogla sub-atomike kanë arritur të kapërcejnë shpejtësine e dritës me gati 60 nanosekonda.

Neutrinot e derguara nga Cern drejt laboratorit te Gran Sasso-s ne Itali 732 kilometra larg, mberriten pak me shpejt nga sa ishte llogaritur. Rezultatet qe kercenojne te lekundin nje shekull fizike jane hedhur ne internet per t'u keqyrur online edhe nga shkencetare te tjere.

'Nje konference do te mbahet ne Cern per kete ceshtje, ku ekspertet do te kerkojne cdo shpjegim te mundshem per kete situate. U perpoqem te gjenim nje gabim, apo me shume gabime, apo efekte te padeshiruara dhe nuk gjetem asgje', tha studiuesi Antonio Ereditato, per BBC.

Kur nuk arrin ta shpjegosh dot vete fenomenin, atehere kerkon mendimin e komunitetit, shtoi ai. Shpejtesia e drites ne vakum prej 300.000 kilometrash ne sekonde njihet si me e madhja ne universe dhe aludime si keto te shkencetareve ne Zvicer jane nje goditje e forte per boten e shkences dhe vete teorine e relativitetit. Albert Einstein e konsideronte te pamundur nje levizje pertej kesaj shpejtesie. Shkencëtarët amerikane dhe japonezë kanë marrë përsipër të bëjnë verifikimet përpara se ajo cfare ndodhi ne Cern me grimat subatomike te trumbetohet si zbulim i ri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga shkenca UARS, në mbrëmje bie në Tokë
Sateliti UARS i NASA-s do të bjerë të premten në mbrëmje, por vetëm 2 orë perpara do të mësohet të pakten me përafërsi vendi i rrëzimit.
Dinosaurët, lirohet nga akuzat meteoriti vrasës
Kanë qenë të pabazuara akuzat ndaj meteoritit përgjëgjës, sipas teorisë më të përkrahur, për zhdukjen, 65 milionë vjet më parë, të 76% të gjitha specieve të gjalla, mes së cilave edhe dinosaurët. Sateliti do të bjerë në Itali
NASA i qetesoi amerikanet duke thënë se sateliti i vjetër i saj që ka dalë nga kontrolli e po bie në toke, nuk do të rrëzohet mbi Amerikën e Veriut. Patate që rezistojnë ndaj shumëkëmbëshve
Krijohen patatet që janë rezistente ndaj shumëkëmbëshve falë një përzjerjeje genesh të nxjerra nga specie të egra dhe specie të përdorura rëndom në mbjellje.
Test në Atlantik për misionin në asteroid
Më 17 tetor NASA do t’i japë udhë ekspeditës nëndetare Neemo 15, që do të çojë një grup astronautësh në thellësitë e Oqeanit Atlantik për 13 ditë, për të simuluar një ekspeditë të ardhshme mbi një asteroid.

Lajmet kryesore

Rama: Pakt për Shqipërinë si gjithë Europa
Ja 10 pikat e propozuara
Wollfarth: Bashkëpunim mes palëve
Shpërthim në Athinë, plagoset shqiptarja
SHBA apel për qetësi në veri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›