E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad uron Papen

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, i ka derguar nje mesazh urimi Papa Benediktit XVI, me rastin e Krishtlindjeve. Lajmin e kane konfirmuar mediat iraniane, sipas te cilave ne mesazhin derguar kreut te Kishes Katolike, Ahmadinexhad shprehet ne favor te paqes dhe stabilitetit ne bote. "Uroj te krishteret, besimtaret dhe ata qe kerkojne drejtesi ne te gjithe boten, ne ditelindjen e Jezu Krishtit", - thuhet ne mesazhin zyrtar te liderit iranian. Ne urimin e tij, ai shprehet se Krishti u zgjodh nga Zoti per te sjelle bekimin ndaj te gjitha qenieve njerezore dhe se mesimet e tij na nxisin ne besim, drejtesi, pasion dhe miresi. "Shenjteria e tij eshte i mirinformuar se te gjitha fete nxisin te njejtin realitet. Rruget e tyre kalojne pikerisht tek besimi ne nje fe dhe promovimi i vlerave morale", - vazhdon mesazhi i Ahmadinexhad. Presidenti iranian tha se shpreson qe ky vit i ri te jete nje vit paqeje dhe miqesie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›