Rezolute me kercenime
Serbia njehere e pergjithmone hedh poshte cdo lloj pavaresie te Kosoves
Gjate debatit ne parlament per rezoluten, kryeministri serb, Voisllav Koshtunica, tha se Serbia njehere e pergjithmone hedh poshte cdo lloj pavaresie te Kosoves dhe kjo eshte "fjala e pare dhe e fundit e Serbise". Duke iu drejtuar ligjvenesve te Kuvendit, ai u shpreh se vija e fundit e mbrojtjes nga dhuna dhe pavaresia e njeanshme eshte pikerisht kjo rezolute. Koshtunica tha se vendet perendimore te udhehequra nga SHBA-te, kane njoftuar se pas zgjedhjeve presidenciale ne Serbi, do ta njohin pavaresine e njeanshme te Kosoves ne baze te Planit te Ahtisarit, i cili u hodh poshte nga Keshilli i Sigurimit. Koshtunica ka rikujtuar faktin, se Rusia gjate gjithe kesaj kohe ka qene aleat i fuqishem dhe besnik i Serbise, duke mbrojtur parimet e te drejtes nderkombetare dhe te drejten e Serbise qe te mos i grabitet territori. "Lufta per Kosoven eshte lufte per lirine e Serbise", ka thene kryeministri serb, duke shtuar se "do te ishte me mire qe me shqiptaret e Kosoves te merremi vesh e te jetojme ne paqe, te lire dhe bashke, sepse Kosova eshte mjaft e madhe per realizimin e interesave te perbashketa esenciale", - ka thene ai. Sipas Koshtunices, jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ato qe po i pengojne shqiptaret e Kosoves te vazhdojne negociatat. "Serbia nuk do te heqe dore nga gjetja e marreveshjes, aq me pak, ajo nuk do te heqe dore nga Kosova. Sepse ne as si popull dhe as si shtet, nuk jemi te lire nese nuk eshte Kosova, ashtu sikurse shkruan ne Kushtetute, krahine brenda Serbise", ka thene Koshtunica. Ndryshe nga ai, kreu i grupit parlamentar te Partise Liberal-Demokratike, Cedomir Jovanovic, kerkoi para ligjvenesve serbe qe projektrezoluta per Kosoven te terhiqej nga procedura, duke vleresuar se ky dokument, ashtu si rezolutat apo politikat e meparshme mbi Kosoven, jane shprehje e paaftesise se shoqerise serbe per te ndryshuar. Kryetari i LDP-se kerkoi nga kryeministri Voisllav Koshtunica qe ta terheqe Projektrezoluten, duke thene se ajo nuk mund te ndryshoje te kaluaren per te cilen ai nuk eshte pergjegjes, por mund ta rrenoje te ardhmen per te cilen me sjelljet e tyre jane pergjegjes kryeministri, presidenti dhe shumica parlamentare serbe.