Ndihme, tigri!
Nje tragjedi e vertete ka ndodhur ne kopshtin zoologjik te San Franciskos te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. 4 tigra dolen nga kafazi i tyre dhe iu versulen njerezve qe ndodheshin ne kopshtin zoologjik. Njeri prej tigrave vrau nje nga vizitoret dhe plagosi dy te tjere, perpara se te vritej nga policet. Ndersa tre tigrat e tjere u kapen nga punonjesit e rendit, perpara se shkaktonin ndonje viktime tjeter. Menjehere autoritetet evakuuan kopshtin zoologjik, ndersa te plagosurit ndodhen ne spital jashte rrezikut per jeten. Tigri vrases njihej mjaft mire nga punonjesit e kopshtit zoologjik per rrezikshmerine e tij. Vitin e kaluar tigri me emrin Tatiana u arratis nga kafazi dhe sulmoi njerin prej rojeve te kopshtit. Autoritetet e San Franciskos kane nisur tashme nje hetim, per te kuptuar pse kafshet arriten te arratiseshin nga kafazi i tyre.