E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhadi heq ministrin e Jashtëm

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, ka hequr nga detyra ministrin e Jashtëm Mançur Motaki. Ahmadinexhadi përmes një lajmi në internet falenderon Motakin për punën, por nuk jep shpjegime për largimin.

Zëvendëspresidenti iranian do të kryejë përkohësisht detyrën e shefit të diplomacisë.Gjatë vitit të fundit raportet e mediave flasin për kritika të shtuara nga ligjvënësit për Motakin, i cili sipas tyre nuk është bindës sa duhet.

Ligjvënësit kishin kërkuar largimin e Motakit nëse Kombet e Bashkuara miratonin sanksione shtesë. Rrethi i katërt i sanksioneve ndaj Iranit është vendosur në qershor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›