Meta: Solidariteti i treguar na prek të gjitheve

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta në një takim të mbajtur ditën e sotme me Komunitetin e biznesit ka shprehur falenderimet për sa i takon masave emergjente te ndërmarra për zonën veriore e cila ndodhet në një vështirësi pas përmbytjeve të cilat kanë pllakosur vendin. Meta ka kërkuar që këtë fatëkeqësi natyrore ta përballojnë me guxim banorët e njëkohësisht duke qënë në të njëtin linjë ka falenderuar biznesin shqiptar për ndihmat.
“Solidariteti i treguar na prek të gjitheve. Ndihmat janë një tregues i humanitetit”.