Afganistan, NATO: 2011-a, më i dhunshëm
Vitin e ardhshëm ushtarët e huaj në Afganistan do të përballen me një dhunë edhe më të ashpër krahasuar me atë të vitit 2010.
Deklarata është bërë nga Josef Blotz, zëdhënës i ISAF, sipas të cilit çdo ditë do të ketë luftime dhe do të ushtrohet presion ndaj talebanëve.
“Duhet të konsolidojmë progreset e arritura në muajt e fundit dhe kjo do të sjellë faktin se do të na duhet të ushtrojmë presion, që do të thotë se do të ketë më shumë luftime”, ka deklaruar Blotz.