Ahmedinexhad: Kundër Amerikës nuk na duhet bomba atomike, na mjaftojnë mendimet
Iranit nuk i nevojitet bomba atomike për të ndëshkuar SHBA-në, për tu konfrontuar me të i mjaftojnë thjesht mendimet, ka ka thënë presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad.
SHBA-ja posedon 5 mijë bomba atomike, – ka shtuar presidenti iranian, – por akuzon në mënyrë të pakujdesshme Iranin se po punon për bombën atomike. Me bazat e tyre ushtarake, ata kanë mbjellë pasiguri në shumë vende të botës, citohet Ahmedinexhad nga agjencia e lajmeve ISNA.