Kapen 21 kg drogë në Vlorë, 2 arrestohen
Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se është finalizuar operacioni i koduar Armeni, në të saj të së cilit janë sekuestruar 21 kg drogë si dhe arrestimin e dy poseduesve të saj.
Aksioni është zhvilluar në fshatin Armen dhe prangosjen e 29-vjeçarit Vullnet Nuredinaj, në banesën e të cilit u kapën 17.1 kg kanabis- sativa e vendosur në tri çanta të ndryshme, si dhe një peshore elektronike, e cila shërbente për peshimin e lëndës narkotike.
Ndërkohë që në banesën e 47-vjeçarit Vezir Nuredinaj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kg lëndësh narkotike kanabis- sativa, e vendosur në dy qese plastmasi.