Laç, tentuan ta vrasin vetëm për një parakalim
Burime policore bëjnë të ditur se “çmenduria” ka ndodhur në rrugën Gurëz-Laç, në afërsi të mbikalimit të Milotit.
Sabah Hysa ishte duke udhëtuar me një kamion në drejtim të Laçit dhe gjatë rrugës parakalon një autoveturë, në të cilën udhetonin vëllezërit Bardhok, Marjan dhe Arjan Tuçi, si dhe Erjon Lama.
Pas parakalimit të kamionit, të katër këta shtetas i janë vënë në ndjekje duke qëlluar me pistoletë disa herë në drejtim të automjetit tjetër. Për fat të mirë ndërhyrja e shpejtë e policisë ndaloi një ngjarje që mund të rezultonte fatale për drejtuesin kamionit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, të katër personat janë arrestuar dhe kanë qenë në gjendje të dehur. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur gëzhojat dhe pistoletën e përdorur nga të arrestuarit.