E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Ramës: Të bashkojmë energjitë për integrimin

Meta i kërkoi kreut socialist Rama, që të mos pengojë ëndrrën e shqiptarëve për të lëvizur lirshëm dhe për t’u integruar në BE. “Edi, nuk është më koha që Shqipëria të jetë vendi i fundit në rajon që e ka opozitën në protesta pa kuptim. Eja të bashkojmë energjitë tona! Eja bëhu pjesë e heqjes së vizave për gjithë qytetarët shqiptarë, edhe për ata që kanë votuar për ty dhe që mund të votojnë përsëri nesër sepse kjo është një aspiratë për të cilën ata kanë 20 vite që kanë ëndërruar. Eja që të marrim statusin e vendit kandidat sepse anëtarësimi i Shqipërisë në BE është qëllimi madhor i gjithë shqiptarëve, edhe atyre që kanë votuar për PS. Mos u bëj pengesë për realizimin e ëndrrave dhe aspiratave të tyre”, tha Meta.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›