E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmedinexhad nis turin në Amerikën Latine

Çështja e programit bërthamor të Iranit, politikat ndërkombëtare dhe marrëdhëniet tregtare do të jenë çështjet kryesore që Ahmedinexhad do të diskutojë me drejtuesit brazilianë.    

Ndërkohë, lideri iranian është pritur me protesta në Rio de Zhaniero. Protestuesit janë kundër deklaratave të Ahmedinexhadit, sipas të cilit Holokausti nuk ka ekzistuar dhe se një gjë e tillë është trillim sionist.

Pas Brazilit, Bolivia dhe Venezuela do të jenë stacionet e Ahmedinexhadit, ku do të takohet edhe me mikun e tij Hugo Çavez.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›