Klosi: Lëvizja popullore do të kthehet për zgjedhje
“Astrit Patozi dhe Ilir Meta, u vunë sot në garë, kush i tregon më shumë dhëmbët popullit opozitar. Ata na kujtuan sot ministrat e piramidave që i mbanin asokohe ison faronit të tyre, Sali Berisha, edhe kur piramidat po u binin mbi kokë”, theksoi Blendi Klosi.
Ai shtoi se u janë dhënë vetëm 10 ditë kohë për të reflektuar e do të jetë shumë keq për ta që ta përdorin këtë kohë për kërcënime. “Lëvizja popullore për hapjen e kutive shumë shpejt do të kthehet në lëvizjen popullore për zgjedhje të parakohshme. Ata që do të mbajnë kutitë e mbyllura forcërisht do të ikin nga pushteti demokratikisht”, vijoi Klosi.