Ahmetaj: Politikat e qeverisë thellojnë krizën ekonomike
Partia Socialiste reagoi sot për shifrat e ekonomisë, duke i kërkuar qeverisë që të mos abuzojë me këto shifra.
Deputetit, Arben Ahmetaj, tha për mediat se qeveria ka marrë një paralajmërim serioz nga Banka Botërore pikërisht për shifrat ekonomike.
"Prej shumë kohësh Shqipëria gjendet e zhytur në një krizë ekonomike nga e cila qeveria shqiptare jo vetëm që nuk po përpiqet ta nxjerrë, por përkundrazi, në mënyrë krejt të papërgjegjshme po përpiqet ta fshehë atë", tha deputeti opozitar.
Duke përmendur shifrat që sipas kësaj partie, janë publikuar nga Banka Botërore, tregojnë se kriza jo vetëm që nuk është menaxhuar si duhet nga qeveria, por ajo ka ndikuar në përkeqësimin e saj.
"Sipas Bankës Botërore rritja e ndjeshme e borxhit publik si përqindje e PBB po e çon borxhin shqiptar në nivele shumë të rrezikshme. Duke cituar Bankën Botërore "siç paraqitet nga parashikimet jo realiste fiskale të kohëve të fundit," qeveria shqiptare gjendet përpara një sfide besueshmërie e cila mund të rrisë edhe më shumë kostot për borxhet që kërkon të marrë", tha më tej. Në emër të PS, deputeti ka kërkuar nga qeveria që të ketë një angazhim të besueshëm ndaj reformave ekonomike në këtë kohë krize.