Berisha: Bashkëpunim me PS për imunitetin

Kryeministri, Sali Berisha ka kërkuar nga Partia Socialiste, bashkëpunim për miratimin e ligjit për heqjen e imunitetit të deputetëve.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, u shpreh se maxhoranca aktuale ka propozuar që në vitin 2005, miratimin e ligjit për heqjen e imunitetit dhe akuzoi opozitën se është bërë pengesë në këtë drejtim.
"Me ardhjen në pushtet në 2005, paraqitëm ligjin për heqjen e imunitetit në tërësi dhe sërish forca tjetër politike e kundërshtoi. Kur opozita bëhet pengesë është fatkeqësi. Sot pas 5 vitesh nga paraqitja e këtij ligji, uroj që Partia Socialiste, të ketë reflektuar" , u shpreh Berisha.