E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik i rënduar në qendër të Tiranës

Për të shkuar në destiacionin e duhur, një drejtues i automjetit do të duhet të niset 30 minuta apo edhe një orë para. Kjo për shkak të trafikut të rënduar që është në Tiranë. Punimet në sheshin "Skënderbej" dhe bllokimi i njërit krah të rrugës si dhe ndryshimi i senseve të lëvizjes së makinave ka sjell një trafik mjaft të rënduar në qendër të kryeqytetit. Drejtuesit e automjetet e sidomos dhe shoferët e taksive ankohen për bllokimin e rrugëve dhe trafikun e rënduar.
Ndërkohë që policia rrugore e Tiranës ka marrë të gjitha masat e dhura duke vendosur nga dy punonjës policie në çdo kryqëzim për të lehtësuar sadopak për këtë trafik. Ndërsa zgjidhja përfundimtare e saj ende nuk dihet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›