Ahmetaj: Prurjet 1800 m3/sek nuk shkaktojnë katastrofa
Ai e quajti alibi deklaratën e kryministrit, sipas të cilit, kjo katastrofë ndodh një herë në 100 vjet. Sipas Ahmetajt, të dhënat zyrtare thonë se prurjet maksimale në fierzë arritën në nivelin e 1800 m/kub në sekondë, ndërkohë që rregullorja parasheh se prurjet 4365 metër në sekondë mund të shkaktojnë katastrofa natyrore. “Por edhe në nivelin maksimal 4365 m/kub në sekondë rregullorja parashikon se me një zbatim të përpiktë të saj dhe një manaxhim të përgjegjshëm sekondë pas sekonde situata mund të shmanget apo të zbutet dëmi dhe përmbytja”, theksoi ai. Deputeti sociliast shtoi se me prurjet 1800 m/kub në sekond janë shumë larg fenomenit një herë në njëqindvjeçar.