Haiti, 75 mijë të vdekur dhe 250 mijë të plagosur
Haiti, me një popullsi prej 8.5 milion banorësh si pasojë e tërmetit numëron rreth 250 mijë të lënduar dhe rreth 1 milion të pastrehë.Si pasojë e katastrofës humanitare, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi njëzëri të dërgojë rreth 3500 trupa ushtarake dhe policore shtesë në Haiti. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. Ato do të merren me operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe me garantimin e sigurisë.