E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti, Beja: Deputetët e PS zëvendësohen pas 4 marsit

Duke shpjeguar kodin zgjedhor dhe Kushtetutën, Beja u shpreh se në bazë të ligjit mandati i tyre ndërpretet. “KQZ merr vendim për dhënie të mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit si dhe botohet në fletoren zyrtare” tha Beja. Sipas tij, nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi pa shkaqe të përgjigjura mandati i takon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni. “E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike. Pastaj vijon pika tjetër me partitë e tjera. Kur një parti nuk dëshiron të shkojë vazhdon përsëri Kodi sepse do të mbrojë funksionimin e Kuvendit”, vijoi Beja.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›