E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti: Ja veprat e mëdha për shqiptarët

Shkup- Kryertar i BDI-se z.Ali Ahmeti ne shoqërimin e Shefit te Shtabit Zgjedhore z.Gezim Ostreni priten ne takim zyrtare ambasadorin e porsaemëruar te Republikës se Shqipërisë ne Maqedoni, shkëlqesinë e tije z.Arben Çekaj. Ambasadori Çekaj shprehu kënaqësinë e tij qe takon kryetarin e BDI-se ne vizitën e tij të pare zyrtare duke i shprehur përshëndetjet e Kryeministrit z. Berisha, Kryeparlamentares znj. Topalli dhe Ministrit te punëve te jashtme te Shqipërisë z. Lulëzim Basha.

Ne drejtim te kësaj shkëlqesia e tij z. Çekaj përcolli se Republika e Shqipërisë dhe Institucionet e sajë kane dhe do vazhdojnë të kenë qasje serioze ndaj marrëdhënieve dy paleshe, ndaj çështjes shqiptare ne Maqedoni duke vlerësuar se implementimi i Marrëveshjes se Ohrit, ndarja e sukseseve dhe përgjegjësive te pushtetit janë kusht i domosdoshëm për marrëdhënie te mira ndëretnike, për te ardhmen e vendit dhe integrimin e sajë në strukturat e BE dhe NATO.

Ambsadori Çekaj siguroi kryetarin Ahmeti se Republika e Shqipërisë ehte ne angazhim te vazhdueshëm dhe te pa rezerve ne përkrahjen e Maqedonisë drejt integrimit ne NATO dhe BE si nevoje për rajon te integruar, te sigurte dhe te zhvilluar si ne fushën ekonomike, energjetike, te transportit dhe te raporteve te fqinjësisë se mire. z.Çekaj zotoi se ne agjendën e tije ne prioritet do te jete tradita e bashkëpunimit tani me e vendosur mes dy vendeve me theks te veçante ne rritjen e marrëdhënieve ekonomike.

Shkëlqesia e tije z.Çekaj shprehu simpatitë e tij për gatishmërinë dhe punën qe është bere nga z. Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim per fushate te qete dhe pa incidente, ne kontekst te angazhimit maksimal nëpërmjet takimeve dhe kontakteve te vazhdueshme qe z.Ahmeti ka mbajtur me përfaqësues te partive opozitare, duke vlerësuar se këto veprime, dhe kjo performancë duhet te vazhdojë. z.Çekaj gjithashtu vlerësoi larte angazhimet e liderit z.Ahmeti për sigurimin e mundësive për paraqitje të barabarta të të gjithë aktorëve ne fushatën zgjedhore.

Kryetari i BDI-se z.Ahmeti njoftoi ambasadorin për arritjet e BDI-se gjate 6 mujorit te qeverisjes duke theksuar se janë bere punë te mëdha te cilat do te ngelen ne kujtesën e qytetareve shqiptare si ngritja e Muzeut te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ne Shkup, vend ku bashkohen e kaluara dhe e tanishmja shqiptare, ngritja e shtëpisë Muze ne vendin ku është mbajtur Kongresi i Manastirit, vend ku bashkohet gjuha, kultura dhe tradita shqiptare, sjellja e ligjit per zyrtarizmin e gjuhës Shqipe, legalizimi i përmendoreve dhe varrezave te Dëshmorëve te Kombit qe nga koha e para luftës se dyte botërore e deri ne kohen e luftës se lavdishme te UÇK-se, projekte tjera me rendësi te veçante ne infrastrukture, arsim, ekonomi, energjetike, transport etj.

Kryetari i BDI-se z.Ahmeti theksoi se fushata zgjedhore po zhvillohet ne atmosfere te qete, me dinjitet dhe respekt për partitë tjera opozitare, gjithmonë duke pasur parasysh se e gjithë kjo është si rezultat i angazhimit te Shtabi Qendror Zgjedhore nëpërmjet kontakteve te vazhdueshme me aktivistet, simpatizuesit dhe qytetaret te cilët e përkrahin BDI-ne.

Zoti Ahmeti falënderoi bashkëbiseduesin duke siguruar se Bashkimi Demokratik për Integrim ne vazhdimësi do te përpiqet dhe do te krijoje kushte për kontakte te vazhdueshme me përfaqësitë ndërkombëtare dhe te vendit me qellim te krijimit te kushteve sa me te volitshme per qytetaret e RM-se qe te ketë zgjedhje te lira, demokratike dhe pa dhune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›