Jeremiç: Bashkëpunim vetëm me EULEX-in
Beograd-Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç deklaroi se autoritetet e Serbisë janë të gatshme për bashkëpunim me EULEX-in, sepse siç është shprehur, kanë "përgjegjësi të përbashkët që t'i përkushtohen zgjidhjes së një sërë çështjesh praktike, duke respektuar linjat e kuqe të ndërsjella". Një shkrim të botuar në gazetën greke "To vima", Jeremiç ka theksuar se në atë bashkëpunim duhet vënë në pah atë që bashkon, e jo "atë që mund të ndajë".
"E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor - një imperativ strategjik të cilin e ndajmë të gjithë - varet nga suksesi ynë", shkruhet në këtë tekst.
"E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor - një imperativ strategjik të cilin e ndajmë të gjithë - varet nga suksesi ynë", shkruhet në këtë tekst.