E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geithner: AIG duhet të rikthejë shumën e paguar

Uashington - Në shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ende debatet lidhur me shëprblimet e dhëna nga kompania AIG për punonjësit e saj e që nga vetë presidenti Barak Obama u cilësuan si një skandal. Pas kërkesës që presidenti bëri për ndërhyrje të Sekretarit amerikan të Thesarit, Timothy Geithner, ky i fundit deklaroi sot se përfituesi i planit stimulues ekonomik, gjiganti i sigurimeve AIG do të detyrohet të kompensojë taksapaguesit amerikanë lidhur me shumën prej 165 milionë dollarësh, që kompania u ka paguar nënpunësve të saj në formë shpërblimi mbi pagën, si parakusht për të përfituar një fond tjetër ndihmë nga qeveria me vlerë afro 30 miliardë dollarë. Sipas tij, "Ne do të diktojmë ndaj kompanisë AIG një kontratë detyruese pë t'i paguar Thesarit nga operacionet e saj shumën që ka shpërndarë si shpërblim"

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›