E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: Kundër çdo skenari që mund të çojë në ndarjen e Maqedonisë


Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është kundër çdo lloj skenari që mund të çojë deri në ndarjen e Maqedonisë. Këtë qëndrim kryetari i BDI-së e ritheksoi në një intervistë për BBC-në, duke marrë shkas nga incidentet e fundit në Republikën e Maqedonisë. "Shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të jenë pre e provokimeve për ndarjen e saj. Ne distancohemi nga çdo lloj dhune. Këtë ofertë UçK-ja e kishte në vitin 2001 dhe nuk deshi të hyjë në skenarët e të tjerëve", ka theksuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›