Vepra rekord e Pikasos, shitet ne ankand 106 milione dollare
NJU JORK- Një pikturë e artistit me famë botërore Pablo Pikaso është shitur mbi 106 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri botëror për veprat e artit që shiten në ankand në Nju Jork.
Piktura e titulluar 'Nu au Plateau de Sculpteur (Nudo, Foglie Verdi e Busto)', është realizuar më 1932 dhe pasqyron të dashurin e piktorit spanjoll, Marie-Therese Walter.
Vepra e Pikasos kaloi rekordin e vendosur në shkurt nga shitja e skulpturës së Xhakometit, 'ëalking Man I' e cila ishte shitur për 104. 3 milionë dollarë. Ankandi ka zgjatur vetëm 8 minuta dhe 6 sekonda. 6 klientë kanë dhënë ofertat e tyre, ndërsa fituesi ka arritur ta blejë nëpërmjet ndërhyrjes me telefon. Piktura është paraqitur për herë të parë në publik në 1951, dhe ishte pjesë e koleksionistes nga Los Anxhelos, Frances Lasker Brody, vejusha e një miliarderi në sektorin imobiliar, e cila vdiq në nëntor të vitit të kaluar.
(s.g/BalkanWeb)