E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabim ne sistem- Problemet e borxheve

Me gjasa jane te pakte ata qe e njohin emrin e Fritz Schffer-it. Ai ishte ne 1945-en kryeministri i pare bavarez pas Luftes se Dyte Boterore. Ne 1949-en ish-kancelari Konrad Adenauer e mori si minister financash ne kabinetin e tij. Politikani bavarez i financave arriti qe ne vitet e mrekullise ekonomike te realizonte suficite. Nga 1953 deri ne 1957 ai mblodhi rreth tete miliarde marka vlera e sotme rreth 35 miliarde euro.

Sot bota e jashtme ben fjale serish per nje mrekulli ekonomike gjermane me dallimin e vogel qe arkat publike ne Gjermani kane rreth 1.700 miliarde euro borxhe. fare ka shkuar keq E pare historikisht parate atehere u perdoren per ngritjen e ushtrise gjermane por le te qendrojme te rasti ideal i nje buxheti pa hua i cili i mbulon shpenzimet rrjedhese prej te ardhura rrjedhese nga taksat.

Sipas mendimit te pergjithshem ekonomik edhe ky shtet lejohet te marre hua. Kjo ka kuptim per sa kohe ai financon me kete investime per shembull ne infrastrukture apo arsim sepse nga keto investime ai nxjerr nje fitim Nje infrastrukture e mire e ben nje vend ekonomik me terheqes nxit investimet sjell ne plan afatgjate me shume te ardhura nga taksat. Nje sistem i mire arsimor ben te mundur vende pune per njerezit te paguara me mire gje qe do te thote edhe te ardhura me te mira nga taksat. E pare ne kete prizem thenia e pelqyer e politikaneve se hyrja ne hua eshte zhvendosje e barres mbi brezat e ardhshem nuk ka kurrfare kuptimi sepse edhe brezat e ardhshem perfitojne drejtperdrejt prej investimeve te shtetit dhe trashegojne huate me interesa te uleta por te sigurta te shtetit prej prinderve te tyre.

Mund te shkohet edhe nje hap me tej dhe te kerkohet qe ne rrethana te caktuara shteti te financoje nepermjet kredive jo vetem shpenzime intensive po edhe konsumuese. Per shembull ne nje recesion per te kompensuar renien e kerkeses private. Natyrisht parakusht per kete eshte qe ne keto hua te shlyhen menjehere faze rritjeje kur te ardhurat nga taksat jane serish te shumta. Por kete parim ne Gjermani nuk e ka respektuar me asnje politikan qe prej 1957-es.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rolf Wenkel

Arsyeja per kete jane edhe gabime te integruara ne sistem. Kushtetura lejon marrje te shtuar te huave vetem per shmangien e prishjes se baraspeshes mbareekonomike. Por duke qene se asnjehere nuk sundojne njekohesisht punesim i plote baraspeshe ne ekonomine me jashte dhe qendrueshmeri cmimesh baraspesha mbareekonomike nuk arrihet kurre - nje ftese per hyrje te pakufizuar ne hua.

Vec kesaj qe kur lindi pyetja se si te financohet bashkimi gjerman politikanet financiare kane zhvilluar nje fantazi te cuditshme per sa i takon zbulimit te buxheteve te fshehura. Meqenese keta tingellojne keq ne rrafsh federal eshte vendosur termi asete te vecanta megjithese emertimi hua te vecanta do te qe me siguri me i qelluar. Ato sherbejne per financimin e detyrave te vecanta te federates per shembull per nxitjen e firmave te mesme ose te familjes te zonave te ndotura ose si se fundi per shpetimin e bankave dhe financimin e paketave koniunkturore kunder krizes. Te gjitha kane nje te perbashket i shmangen kontrollin parlamentar dhe nuk shfaqen gjate llogaritjes se huave te reja.

Por keto gabime ne sistem do te marrin se afermi fund. Nga 2011 hyn ne fuqi freni i huave i sanksionuar ne kushtetute. Ai parashikon qe federata nga 2016 ne kohe normale lejohet te marre vetem kredi te reja prej 035 per qind te produktit te brendshem bruto ne vit. Aktualisht keto jane gati nente miliarde euro. Per te arritur kete synim qeveria duhet te ule vazhdimisht huate e reja nga 2011. Vini re vetem huate e reja. Se cndodh me malin e 1.700 miliarde eurove qe eshte mbledhur ne 50 vitet e fundit kete se di askush. Te pakten do te ishte mire sikur ai te mos rritej.

Autor Rolf Wenkel

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›