E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Subjektet politike betohen per zgjedhje te ndershme

Subjektet politike qe do te garojne ne zgjedhjet e jashtezakonshme me 12 dhjetorit u betuan sot per zgjedhje te lira te ndershme. Zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane gurthemel i demokracise u tha ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi subjekteve politike te cilat nenshkruan deklaraten e miresjelljes dhe u zotuan se do ti permbahen asaj ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Rezultati perfundimtar i zgjedhjeve te 12 dhjetorit te jete vullnet i qytetareve te Kosoves dhe jo vullnet i manipuluar i qytetareve te Kosoves. Ky eshte qellimi dhe besoj dhe kerkoj qe te gjitha partite politike ta respektojne deklaraten tha Jakup Krasniqi.

Daklarata e kodit te sjelljes

Zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane gur themeltar i demokracise. Partite politike dhe subjektet e tjera elektorale te Republikes se Kosoves pajtohen per respektimin e deklarates se perbashket lidhur me zgjedhjet e pergjithshme me 12 dhjetor 2010. Kjo deklarate nuk e zevendeson asnje rregull ekzistuese dhe ne asnje menyre nuk e shfuqizon ligjin ne fuqi per zgjedhjet. Partite anetaret dhe kandidatet e tyre marrin solemnisht persiper dhe i premtojne njeri-tjetrit dhe popullit te Kosoves se do ti permbahen dhe do ta promovojne aktivisht kete deklarate dhe rregullat e percaktuara me ligj.

Ne zgjedhjet e jashtzakonshme te 12 dhjetorit do te garojne 28 subjekte politike ne mesin e te cilave edhe 8 subjekte politike serbe. Fushata per zgjedhjet e 12 dhjetorit do te zgjase vetem dhjete dite edhe ajo do te filloje me nje dhjetor.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›