Ahmeti: Nënshkrimii Marrëveshjes së Ohritfestë kombëtare
SHKUP - Dje u mbushën nëntë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni që i dha fund konfliktit të armatosur mes forcave qeveritare maqedonase të sigurisë dhe luftëtarëve etnikë shqiptarë.
Me këtë rast, duke folur për programin ''Zig-zag'' të BBC-së, Ali Ahmeti, kryetar i partisë së shqiptarëve të Maqedonisë ''Bashkimi Demokratik për Integrim'' tha se kjo forcë politike kërkonte që 13 gushti të shpallej festë shtetërore.
"Marrëveshja e Ohrit nuk është thjesht një pamflet politik apo një trakt për qëllime ditore propagandistike, por është një dokument me vlera historike dhe u arrit në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme të luftës. është e vetmja marrëveshje politike paqesore që ka arritur me sukses të avancohet dhe jetësohet brenda kësaj periudhe", tha Ahmeti për BBC-në.
Si arritje, Ahmeti përmendi ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe ndryshimin e statusit juridiko-politik të shqiptarëve në këtë vend.
(e.n/mia/BalkanWeb)