Piktura e Enver Hoxhësshitet për 3500 euro
POGRADEC- Në një nga sallat kryesore të restorantit të vilës “ART”, atje ku dikur ka qenë rezidenca e Enver Hoxhës, fare pranë oxhakut ku qëndronte Hoxha, ka qëndruar për më shumë se një vit një pikturë e një piktori pogradecar. Kjo vepër arti, e cila kishte në qendër Enver Hoxhën dhe Nexhmijen duke shëtitur nëpër Drilon në një format 60 cm me 40 cm, është shitur pak kohë më parë.
Të gjithë klientët u befasuan kur panë të ekspozuar Enver Hoxhën dhe bashkëshorten e tij në një nga këndet kryesore të restorantit. Por kur i afroheshin pikturës aty shihej në cep edhe çmimin e autorit të pikturës Vangjo Vasili, 3500 euro. Padyshim që ky është rasti i parë pas viteve 1992 që ekspozohet në një ambient publik dhe lihet aty paafat deri sa të shitet portret i diktatorit Hoxha dhe i bashkëshortes së tij.
Burime të informuara nga vila “ART” kanë thënë se piktura u shit për 3500 euro dhe Driloni “është çliruar” për herë të dytë nga diktatori Hoxha. Ende nuk tregohet blerësi, por burime brenda vilës “ART” thanë se piktura është blerë nga një turist i huaj.
(e.n/GSH/BalkanWeb)