Universiteti i Prizrenit i paligjshëm
PRISHTINE- Vendimi i Ministrisë së Arsimit për themelimin e Universitetit të Prizrenit nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, siç parashikon ligji.
E përditshmja Zëri shkruan se Ministria e Arsimit ka shkelur ligjin mbi Arsimin e Lartë duke themeluar Universitetin e Prizrenit, pa e kaluar vendimin në Kuvendin e Kosovës për ratifikim nga deputetët.
“Bartësit publik të arsimit të lartë mund të krijohen vetëm me vendimin e ministrisë. Vendimi duhet të ratifikohet nga Kuvendi”, shkruan në pikën e parë të nenit të gjashtë të Ligjit për Arsimin e Lartë.
Zyrtarë të lartë qeveritarë si dhe deputetë të koalicionit qeverisës thonë se vendimi i Universitetit të Prizrenit do të dërgohet për ratifikim në Kuvend në muajin shtator, pa treguar arsyet përse kjo nuk është bërë ma herët.
(e.n/zeri/BalkanWeb)