E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti: Një Dejton dhe Rambuje për zgjidhjen e emrit

Gjatë konferencës kushtuar dhjetë vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka propozuar një zgjidhje të re për kontestin e emrit me Greqinë.

Propozimi i Ahmetit ishte që një grup ndërkombëtar të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së emrit.

Në fjalimin e tij në Ohër, ai tregoi se mbyllja e kontestit të emrit është çështje kyçe jo vetëm për stabilitetin e Maqedonisë por edhe të Ballkanit.

“Hapi i fundit për të siguruar paqe jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon, do të ishte një ndihmë e përforcuar ndërkombëtare në zgjidhjen e problemit me emrin. Më së miri për këtë do të ishte të formohet një grup, selia e të cilit nuk do të ishte në Nju Jork, por që do të vepronte këtu, në rajon. Do të doja ky grup të funksiononte brenda, ashtu siç funksionoi grupi i Ahtisarit, grupet të krijuan Rambujen dhe Dejtonin, dhe përmes një angazhimi të përforcuar në fund të arrihet paqja, dhe vendi im të anëtarësohet në NATO dhe Bashkim Evropian”, është shprehur Ahmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›