E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti e Gruevski “ndreqin” bashkëjetesën etnike

Dy partnerët e koalicionit kanë shprehur keqardhje për ofendimet dhe pjesët kontestuese për shqiptarët të shprehura në Enciklopedinë maqedonase të botuar nga ASHAM.

Gruevski dhe Ahmeti kanë rekomanduar që Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) të gjejnë mënyrat për të tejkaluar problemet e shkaktuara dhe të zgjidhin çështjet e hapura.

Ata konstatuan se nuk guxon që ky rast të ndikojë në marrëdhëniet e mira ndëretnike në Maqedoni dhe nuk guxon të ndikojë në perspektivat e shtetit në kontekst të aspiratave euroatlantike.

Partnerët e koalicionit u zotuan se nuk do të lejojnë që asnjë individ, politikan apo qytetar, të shfrytëzojë këto momente dhe të rrënojë bashkëjetesën ndëretnike në shtet dhe ata bashkërisht do të bëjnë përpjekje për tejkalimin e kësaj gjendje. (ina/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›