E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pret në një takim drejtorin e NDI për Evropë

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin konkret dhe të specializuar të NDI-së në fusha të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë shqiptare, sipas standardeve demokratike perëndimore. Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit vlerësoi kontributin e NDI-së për monitorimin e zgjedhjeve dhe ndihmën në reflektimin e shoqërisë civile mbi këtë proces.

Nga ana e tij, Drejtori rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore i Institutit Demokratik Kombëtar amerikan, Robert Benxhamin, pasi vlerësoi rolin e rëndësishëm moderator si garant i Kushtetutës të Kreut të shtetit shqiptar ndaj nismave të ndërmara nga NDI, vuri në dukje përparimin e jashtëzakonshëm të arritur nga Shqipëria sidomos gjatë dekadës së fundit me anëtarësimin në NATO dhe reformat në drejtim të përmbushjes së aspiratave integruese evropiane të shqiptarëve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›