E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti, e çmendi Greqinë

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 08:41

Modelja shqiptare Eliada Ahmeti, e cila jeton në Greqi, nuk duket se e ka ndier fort krizën ekonomike.

Modelja, që nuk ka më shumë se 18 vjet dhe është lindur dhe rritur në shtetin helen, ka rrëmbyer zemrën e shumë meshkujve si një nga femrat më të bukura të ekranit atje, edhe pse me origjinë është shqiptare

Modelja konsiderohet si njëra prej modeleve më sharmante në skenën greke, përderisa ajo ka thënë se ende jeton me familjen e saj.

Nga ana tjetër, ajo ka 7 vite që merret me modelizëm, ndërsa para dy viteve ka fituar edhe çmimin “Miss Playmate Greece”. Pas këtij suksesi, Eliada ka vazhduar me suksese si modele edhe në Turqi, Francë dhe vende të tjera europiane.

Përveçse modele, bukuroshja shqiptare Eliada Ahmeti merret njëkohësisht edhe me studimin e dietave dhe jep këshilla bukurie, shëndeti dhe fitnes për dieta në një institut bukurie në Athinë.

Eliada thotë që mendon gjithmonë se “bukuria është diçka shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri”.

Eliada momentalisht po çmend gjithë opinionin grek, shqiptar dhe gjithë ata të cilët e njohin këtë bukuroshe, pasi pamja e saj magjepse flet shumë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›