As kjo dhuratë nuk duhet të pranohet? (FOTO)
Disa media thonë se ka qenë dita më e nxehtë e vitit në Britani. Për një gardist të veshur kaq trashë, dita ka qenë një ferr i vërtetë. Por atij nuk i lejohet të lëvizë, aq më tepër të pranojë ndonjë dhuratë. Por një vajzë e ulur afërt tij, që më pas u rrëfye se ishte e dashura, e ka ndihmuar të fshijë djersët në shpinë e më pas i ka dhënë një shami për të fshirë djersët. Por ministria e Mbrojtjes thotë se ai në asnjë mënyrë nuk duhej të pranonte dhurata. Gardisti i përket regjimentit të princit Herri.


