E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti pret Amb. rus: Rusia do bashkëpunim me shqiptarë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në një takim pune Ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoni, Oleg Shqerbak. Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqesi për takimin si dhe mundësinë për të shkëmbuer mendime rreth qështjeve nga interesi i përbashkët. Ambasadori Shqerbak vlërësoi lartë figurën e Ahmeti dhe shprehu mirënjohje për kontributin e tij në stabilitetin dhe përparimin e vendit dhe të rajonit.
 

Ambasadori Shqerbak theksoi që Federata Ruse synon të bashkëpunojë me të gjitha bashkësitë etnike dhe fetare, pasi që në Rusi bashkëjetojnë 186 bashkësi të ndryshme etnike ku fliten 180 gjuhë dhe njerëzit i takojnë besimeve të ndryshme. Ambasadori gjithashti sqaroi se Qeveritë dhe qytetarët vendosin rreth anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare dhe kjo duhet të vlerësohet.
 

“Federata Ruse është e interesuar të intensifikojë marrëdhëniet ekonomike, tregëtare, kulturore dhe politike me Maqedoninë.Ambasadori Shqerbak gjithashtu foli rreth bashkëpunimit të të dy vendeve në fushën e hekurudhave, bujqësisë, gasifikimit dhe tregëtimit të naftës së papërpunuar. Ambasadori shprehu interesimin e vet rreth zhvillimeve politike në vend si dhe procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë”, thuhet në një komunikatë për media të BDI-së.
 

Kryetari Ahmeti vlerësoi interesimin e Ambasadorit Shqerbak për thellim të marrëdhënieve me Maqedoninë dhe foli rreth Marrëveshjes së Ohrit si një dokument i rëndësishëm që garanton pajtimin dhe ardhmërinë e vendit.
 

Kryetari Ahmeti foli rreth tragjedive kolektive të shqiptarëve në Ballkanin perendimor por edhe për tragjeditë e mëdha që kanë ndodhur në Evropë dhe Rusi gjatë luftës së Dytë Botërore dhe morri shembullin e pajtimit të kombeve të mëdha pas humbjes së miliona jetëve. Ballkani Perendimor, shpesh i trazuar, duhet të ndek shembullin e pajtimit të Gjermanisë dhe Francës dhe të hapërojë përpara.
 

Kryetari Ahmeti theksoi që nuk mund të jetohet në hasmëri të përjetshme dhe që duhet guxim për ti lëvizur proceset përpara. Lideri i BDIsë foli edhe për çështjen e emrit duke theksuar që palët duhet të kenë qasje racionale ndaj zgjidhjes së problemit dhe të largojnë paragjykimet. Zgjidhja e këtij konteksti sjell paqe dhe siguri të qëndrueshme, por njëkohësisht vendos themelet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›