LDK: Presidente, mundesh të japësh dorëheqje

Deklaratat e Presidentes së vendit, Atifete Jahjaga se nuk i lejohet të ofrojë dorëheqje, për Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk është e saktë, pasi sipas këtij subjekti politik, dhënia e dorëheqjes është e paraparë në marrëveshje. LDK vazhdon të insistojë se duhet të respektohet marrëveshja e nënshkruar mes tre liderëve, sepse implementimi i marrëveshjes përcakton qartë në çfarë kohe duhet të bëhet amandamentimi i Kushtetutës që ka të bëjë me Presidenten, duhet të mbahen zgjedhjet dhe kësaj i paraprin akti i dorëheqjes.
Presidentja e vendit në një intervistë për “Evropa e lirë”, ka thënë se është faktor uniteti dhe sipas saj nuk i lejohet dorëheqja, pasi që nënkupton procedurë tjetër të zgjedhjeve dhe ushtrues detyre të Presidentit të vendit.
“Unë jam faktor uniteti dhe nuk më përket të mbaj njërën anë, apo të përkrah qëndrimin e njërës apo dy partive politike. Asnjëherë nuk është paraparë dorëheqja e Presidentit të vendit dhe mua nuk më lejohet të jap dorëheqje, sepse kjo do të nënkuptonte procedurë tjetër të zgjedhjeve dhe ushtrues detyre të Presidentit të vendit”, ka thënë Jahjaga.
Por me këtë nuk pajohet Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka thënë nëpërmjet telefonit për Kosovapress se qëndrimi i LDK-së, është që marrëveshja duhet të realizohet.
“Unë po e përsëris edhe njëherë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po e them shumë qartë, që ne jemi që të zbatohet marrëveshja e arritur mes liderëve nën garancën e ish-ambasadorit Dell, e cila pastaj është shndërruar në rezolutë të Kuvendit të Kosovës. Ne insistojmë dhe do të mbajmë këtë qëndrim, që kjo marrëveshje të implementohet, dhe marrëveshja i parasheh qartë se si kjo të bëhet, kur ka të bëjë me Presidenten dhe absolutisht kjo që thuhet `nuk mund të jap dorëheqje`, dihet kur mund të jap dorëheqje dhe pse mund të jap dorëheqje, dhe nuk ka asnjë diskutim. Mirëpo e ka edhe obligim të hap rrugë për implementim të marrëveshje”, ka thënë Beqiri.
Ai ka thënë se Presidentja e ka shprehur unitetin e qytetarëve deri në një kohë, por tash një subjekt i fuqishëm politik kërkon të respektohet marrëveshja e arritur.
Madje Beqiri thotë se Presidentja nuk mund të thotë se nuk i lejohet dorëheqja dhe në anën tjetër të thotë është për respektimin e marrëveshjes, po që se merren vesh liderët.
“Kjo është ajo pjesa që është dykuptimësia, në njërën anë thotë që unë nuk mund të jap dorëheqje, në njërën anë e respektoi marrëveshjen po që se bisedojnë liderët. Nuk kanë çka bisedojnë liderët, por vetëm duhet të implementohet marrëveshja, dhe implementimi i marrëveshjes përcakton qartë në çfarë kohe duhet të bëhet amandamentimi i Kushtetutës që ka të bëjë me Presidenten, duhet të mbahen zgjedhjet dhe kësaj i paraprin akti i dorëheqjes”, ka thënë ai.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nese nuk respektohet marrëveshja, ajo nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me