Dita ndërkombëtare e Topless

‘’Lironi gjoksin tuaj. Çlironi mendjen tuaj" , ishte thirrja që iu adresua meshkujve dhe femrave në ditën ndërkombëtare të Toples-it, gjatë një manifestimi që u mbajt në New York të dielën. Dhjetëra burra dhe gra të zhveshur nga mesi e lart u mblodhën në parkun Bryant në Manhattan dhe marshuan në Times Square.
"Kjo ka të bëjë me të drejtat e gjithësecilit, për të patur të drejta të barabarta. Problem nuk është për të ekspozuar pjesë të trupit tregon Karen Heaven, një nga orgaizatoret e protestës. “Ne thjesht po luftojmë për kushtetutën. Dëshironi të dilni toples. Mirë, ska problem, nuk ka asgjë të keqe në dëshirat e gjithësecilit – shton ajo. Protestuesit janë ndjekur nga qindra spektatorë dhe fotografë, ndërsa kanë përshkuar rrugën 42.
Në New York është e ligjshme për femrat që të dalin topless në publik, ndaj protestuesit thanë se kërkojnë që një ligjërim i tillë të jetë në çdo shtet, në mënyrë që femrave tu lejohet të ekspozojnë gjoksin. Edhe turistët duket se e kanë aprovuar një manifestim të tillë duke thënë se është e drejtë e gjithkujt të të bëjë ç`të dëshirojë. Lëvizja “Go Topless’’ ka zhvillluar të tilla manifestime në disa qytete në mabrë botën, sipas organizatorëve. Protesta shënon edhe ditën e barazisë për femrat.