Ahmeti zhvillon një takim me ambasadorin britanik
Tetovë -Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti me ftesë të ambasadorit të Britanisë së Madhe z. Andrew Key në residencën e ambasadës britanike, ka zhvilluar një drekë pune, ku është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon, në theks të veçantë për proceset euro-integruese të vendit për inkuadrim sa më të shpejtë në NATO dhe marrje të ftesës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
Gjatë këtij takimi gjithashtu u potencuan marrëdhëniet e shtetit të Maqedonisë me shtetet fqinje dhe thellimi i bashkëpunimit dhe ndërtimit të një klime më të favorshme për bashkëpunim. Ahmeti nga ambasadori i Britanisë së Madhe z. Key kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të ndihmojë në përshpejtimin e këtyre qëllimeve që sa më parë vendi ynë të zë vendin e merituar në NATO dhe BE, si alternativë e vetme që garanton stabilitet të qëndrueshëm, siguri më të madhe për rajonin, marrëdhënie ndëretnike të qëndrueshme në Maqedoni si dhe zhvillim ekonomik.
Ambasadori i Britanisë së Madhe z. Andrew Key siguroi Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti se rreth këtyre cështjeve do të ketë angazhim maksimal sikurse edhe vetë Britania e Madhe që në vazhdimësi ka kontribuar dhe është një mike e vërtetë e Maqedonise.