Deklaratë shokuese në lidhje me avionin e rrëzuar
Paris - Kanë kaluar dy ditë nga rrëzimi i avionit të France Air që ishte nisur nga Brazili destinacioni Paris dhe ende nuk ka asnjë pistë të shkaqeve të këtij aksidenti ajror. Deklarata shokuese në fakt na vjen nga Parisi, ku drejtori i Institucionit të Analizimit të Aksidenteve në Paris, Paul-Louis Arslanian deklaroi se inspektorët e institutit të tij kishin shkuar në vendin ku ishin gjetur mbetjet nga avioni i rrëzuar mbi Atlantik.
Arslanian deklaroi se avioni nuk “nuk ka asnjë tregues që dëshmon se avioni të ketë patur ndonjë defekt para nisjes nga Rio de Zhaneiro.” Ai njoftoi gjithashtu se nuk kishin shpresa se do të arrinin të nxirrnin kutinë e zezë nga oqeani.
Ende mister pra shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit pas pohimit se para nisjes nuk ka pasur asnjë problem teknik.