BB: Ekonomia e botës e rrezikuar nga ndikimet klimaterike
Bon - Ekonomia e shumë vendeve të Evropës Qëndrore është e rrezikuar nga ndikimet negative të ndryshimeve klimaterike që pritet të ndodhin në vitet e ardhshme. Një studim i Bankës Botërore jep alarmin për atë ç’ka pritet të ndodhë në dekadat e ardhshme në shumë vende të rajonit përfshirë edhe Shqipërinë.
Dalje jashtë funksionit të shumë porteve në rajon për shkak të tërheqjes së ujërave, përzierje e ujrave të kripura me të ëmblat, etj., këto janë disa nga ato që Banka Botërore parashikon të ndodhin në dekadat e ardhshme.
Raporti i bërë publik sot gjatë Bisedimeve për Ndryshimet e Klimës të UNFÇC në Bon, dhe në prag të ‘Ditës Botërore të Mjedisit’, më datë 5 qërshor thotë së, në kundërshtim me perceptimet e njerëzve, Rajoni kërcënohet ndjeshëm nga ndryshimet e klimës dhe ka filluar tashmë të përjetojë pasojat: ndryshueshmëri në rritje, temperatura më të larta, ndryshim i situatës hidrike, deri në ekstreme si thatësira, përmbytjet, valët e nxehtësisë, gjithashtu dhe tufanet dhe zjarret në pyje.
“Rritjet në temperaturë po ndikojnë në situatën hidrike, përmes një shkrirjeje të shpejtë të akullnajave të rajonit dhe një ulje të sasisë së reshjeve të dëborës në dimër. Shumë vende po vuajnë tashmë përmbytjet e dimrit dhe thatësirat e verës, ku si Evropa Juglindore ashtu dhe Azia Qendrore rrezikojnë të kenë mungesa të mëdha ujore.
Numri i njerëzve që do vdesin do jetë më i madh nga valët e nxehta të verës se sa numri i njerëzve që do shpëtojnë nga dimra më të ngrohtë.”, thotë Drejtoresha e Zhvillimit Botërore në këtë organizëm, Marianne Fay.
Në studim gjithashtu thuhet se ndryshimet në nivelin e detit, si një tjetër ndikim i ndryshimit të klimës, do të ndikojë në katër pellgjet e Rajonit-në Detin Baltik, në Adriatikun Lindor dhe bregun Mesdhetar të Turqisë, Detin e Zi dhe Detin Kaspik-gjithashtu edhe në Oqeanin Arktik Rus.
“Përgjatë Adriatikut dhe Mesdheut, shpërthimet e stuhive dhe depërtimi i ujit të kripur në shtresat ujore nëntokësore, kërcënon pjesë të brigjeve kroate, shqiptare dhe turke”, thuhet në raport.