E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisaari: Nëse Serbia do BE-në, duhet ta njohë Kosovën

Ish presidenti i Finlandës dhe ndërmjetësi i OKB-së për Kosovën, Martti Ahtisaarit thotë se Serbia e ka kuptuar se nëse dëshiron anëtarësimin në BE, duhet ta pranoj se ekziston Kosova e pavarur.

Ahtisaari në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës austriake, Die Presse, ka thënë se në planin që e ka hartuar për Kosovën bashkë me diplomatin austriak, Albert Rohan “janë përfshirë mundësitë më të mira për mbrojtjen e pakicave, veçanërisht pakicës serbe”, transmeton Indeksonline.

“Serbët  e kanë kuptuar se nëse dëshirojnë anëtarësimin në BE, duhet të pranojnë se ekziston Kosova e pavarur. Mendoj se atë që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton e ka arritur në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë e rëndësishme. Kjo u dërgon palëve mesazh të qartë që të implementojnë atë që është arritur në marrëveshje”, ka thënë Ahtisaarit.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›