Incidenti, qëlloi me baltë makinën e Berishës, detyrim paraqitje për 53-vjeçarin
BURREL- Është dhënë sot masa e arrestit për 53-vjeçarin Petrit Hoxha, i cili akuzohet se qëlloi me baltë në drejtim të makinës së kryeministrit Berisha, gjatë mitingut të së premtes në Burrel.
Mësohet se ndaj tij është dhënë masa e arrestet detyrim paraqitje. Vetë Hoxha ka deklaruar se është penduar për veprimin e bërë.
“Jam penduar për veprimin e bërë, kam qënë i alkoolizuar”, ka thënë ai. “Kam votuar gjithnjë për PD e do votoj për PD”, shtoi Hoxha.
INCIDENTI
Incidenti është shënuar ditën e premte gjatë takimit elektoral të kyeministrit Berisha ne Burrel, ku mësohet se 53-vjeçari ka qëlluar me baltë në drejtim të makinës së kreut të qeverisë. Lajmi u konfirmua nga policia e Burrelit, e cila ka shoqëruar në komisariat 53-vjeçarin Petrit Hoxha. Sipas policisë së Burrelit, Hoxha e ka kryer këtë veprim nën efektin e akoolit. Incidenti ka ndodhur në momentin e largimit të eskortës së kreut të mazhorancës, pas mbajtjes se fjalimit ne Burrel, pikërisht në vendin e quajtur “Kryqezimi i Barhamit”.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 53-vjeçari ka marrë një grusht dhe' nga trungu i një peme dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit ku ndodhej kryeministri, me pas po sipas dëshmitareve, truprojat janë kudërpërgjigjur menjëherë duke rrahuar 53-vjeçarin. Policia ka shoqëruar 53-vjeçarin në komisariat, për të marrë në pyetje.