E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahtisaari: Serbia jo në BE pa njohur Kosovën

"Të gjitha ato vende që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe veçanërisht ato nga Ballkani, duhet të njohin pavarësinë e Kosovës", ka deklaruar nobelisti Marti Ahtisari në një intervistë për gazetën spanjolle "Mundo".
Ahtisari ka qortuar Spanjën dhe Greqinë që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka shtuar se "Kosova është rast unik", për të vënë në pah se "Millosheviçi në vitet e '90-ta kishte dëbuar nga puna shqiptarët, kishte dërguar kundër tyre ushtrinë, që kishte nxitur reagimin ushtarak të tyre dhe intervenimin ndërkombëtar".
"Edhe serbët duhet ta kuptojnë këtë fakt të pa kontestueshëm, sepse jemi në shekullin 21 dhe nëse ndonjë qeveri vepron si ajo e Millosheviçit në vitet e 90-ta, humb të drejtën për të qeverisur", ka thënë Ahtisari.
Ahtisari gjithashtu ka thënë se Kosova ka përparuar, ka hyrë në institucionet ekonomike ndërkombëtare dhe mund të bëhet furnizuesi i rajonit me energji, ndonëse do të duhen vite për të parë frytet e investimeve atje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›