E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisari: Kosova mbetet e pavarur, pavarësisht GJND-së

Mendimi i GJND-së mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës pritet të shpallet brenda këtij viti. "Mendoj se është e rëndësishme për çdokënd të fillojë të kuptojë se çfarëdo që të ndodhë në procedimet e Gjykatës Ndërkombëtare, Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet shtet i pavarur. Unë mendoj se ky është një fakt, të cilin çdonjëri duhet ta marrë në konsideratë, veçanërisht ata që kanë ambicie të përpiqen t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian", tha Ahtisari.

Ish-emisari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Ahtisari, i bëri këto komente në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Aktualisht, 69 nga 192 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›