Tiranë, çerdhet publike të kryeqytetit, hapurgjatë gjithë verës
TIRANE-çerdhet publike të Tiranës do të jenë hapur për fëmijët edhe në sezonin e verës, pra nuk do të mbyllen në muajin gusht siç është praktikuar vitet e mëparshme.
Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, e cila u ka paraqitur një shkresë të gjitha çerdheve të kryeqytetit. Kjo nismë e Bashkisë është praktikuar edhe dy vite më parë, për t'u ardhur në ndihmë atyre prindërve që janë gjatë gjithë kohës në punë. Bashkia e Tiranës për të tretin vit radhazi ka marrë vendimin që çerdhet e kryeqytetit të mos mbyllen në muajt e verës. Kjo për arsyen që t'u vinë në ndihmë prindërve që janë në punë dhe nuk kanë mundësi ku të lënë fëmijët e tyre. Në vendim thuhet se çerdhet do të funksionojnë pa ndërprerje gjatë muajt korrik dhe gusht. Ndërsa personeli do të kryejë lejen sipas një grafiku që do të hartojnë përgjegjëset e sektorit të çerdheve. Veç të tjerave, mirëmbajtja e ambienteve të tyre do të mundësohet si çdo vit tjetër, punimet por edhe dezinfektimi do të bëhen me grafik.
Ky vendim është mirëpritur nga prindërit e fëmijëve, por jo dhe aq mirë nga punonjëset e çerdheve, pasi ato do të jenë të detyruara të bëjnë dyfishin e punës gjatë kësaj stine. "Nuk është normale që të mos mbyllen çerdhet në verë, pasi jo vetëm që punonjësit duhet të punojnë më shumë sepse duhet të zëvendësojnë koleget, por edhe nga ana higjienike nuk është normale. Pasi ambientet duhet të dezinfektohen, enët duhet të sterilizohen, muret duhet të lyhen", - kanë sqaruar punonjëset e çerdheve. Sipas tyre, çerdhet me 400 punonjëset që janë të punësuara në këto institucione, janë institucioni më i harruar nga ana e Bashkisë së Tiranës.
(d.b/BalkanWeb)