E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, pranga policit, ishte dënuar në Itali

Në pranga ra Dritan Maçi, 44-vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Peqinit. Ndalimi i tij u bë, pasi është dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burgim për veprën penale "Trafikim të të miturve me qëllim shfrytëzim prostitucioni" "Shfrytëzim prostitucioni ne rrethana renduese" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura te moshës 14-18 vjeçe".

Veprat penale të mësipërme, shtetasi Maçi i ka kryer në Italia gjatë viteve 1999-2000. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën sigurisë “Arrest ne burg”, për shtetasin e mësipërm, me qellim njohjen e vendimit të dhënë nga Gjykata e Shtetit Italian (Vicense) dhe qe ka marre formë të prerë më datë 23.09.2003.

Ky shtetas aktualisht punonte në I.E.V.P Peqin si punonjës policie shërbimi në ketë institucion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›