E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisari: Mosnjohja e Kosovës, pengon zgjerimin e BE-së

"Shtetet që kanë pasur konflikte në Ballkan nuk do të mundë të hyjnë në Bashkimin Evropian, pa i normalizuar marrëdhëniet. Në këtë rast Serbia nuk mund të hyjë në BE para se ta njohë Koosvën si shtet", tha Ahtisari.

Ish-presidenti finlandez ka shprehur keqardhjen për ndarjet brenda BE-së lidhur me Kosovën dhe ka shtuar se "vendet që nuk e njohin Kosovën duhet të mbajnë përgjegjësi për pengimin e procesit të zgjerimit". Ahtisaari, në Bruksel ka shtuar se nuk dëshiron që emri i tij të lidhet me ndonjë zgjidhje të statusit të Kosovës, të ndryshme nga ajo që ka propozuar.  (qik/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›