Sejdiu dekreton ambasadorin e Kosovës në Austri
Dekretimi është bërë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-007-2008, të datës 18 qershor 2008, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Austrisë, si dhe pas marrjes së pranimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.